Lushtaku: Munishi e orkestroi gjyqtarin!
BKT
Sport

Lushtaku: Munishi e orkestroi gjyqtarin!

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, e ka thumbuar homologun e tij te Gjilani, Ismet Munishi, pas humbjes që skuadra e tij e pësoi në Gjilan, me rezultat 2:1.

“E kam një dedikim të veçantë për Ismet Munishin që me të vërtetë ka qenë dirigjent i mirë dhe asistent i mirë i gjyqtarit. E përgëzoj dhe i jap komplimente për mënyrën se si e orkestroi gjyqtarin kryesor”, ka theksuar Lushtaku. Tutje ai nuk ia humbi meritat lojtarëve të Gjilanit për fitoren. “Edhe ata i kanë meritat e veta për fitore. Ishte një lojë e barabartë, me një penallti të dyshimtë. Patëm raste edhe në fund të pjesës së parë me Kreshnik Ukën. Në pjesën e dytë menduam se me kundërsulme mund të rrezikojmë por nuk na funksionoi. Morëm dy gola që nuk është dashur t’i marrim nga ato situata. Pavarësisht rezultatit, mënyra se si luajtëm ishte e mirë”, ka shtuar Lushtaku.