Dallku i kënaqur me barazim, por i mllefosur për përjashtimin e Januzit
Timonieri i Dukagjini, Armend Dallku është ndarë i kënaqur me barazimin ndaj Ballkanit në kuadër të javës së 10-të, teksa është ankuar për kartonin e kuq të Ahmed Januzit.
Ky i fundit u përjashtua në minutën e 82-të të ndeshjes. “Kishim përshtypje se ne kishim frikë nga Ballkani dhe ata kishin nga ne. Nuk jemi aspak të kënaqur me kartonët e kuq. Kjo është e tepërt. Maksimumi i ndërhyrjes së tij ishte kartoni i verdhë. Sidoqoftë, ata po e shohin ndryshe, ne ndryshe. Por, direkt karton i kuq është e tepërt. Do të luftojmë për të marrë maksimumin në çdo ndeshje. E kemi përmendur më herët, pavarësisht se kush është kundërshtar. Nuk jemi të kënaqur me numrin e pikëve deri tani, synojmë që të marrim sa më shumë pikë. Duhet t’i shohim ku i kemi pasur problemet deri tani. Ne nuk e kemi objektiv që të dalim në vendin e parë. Objektiv e kemi që të bëjmë një ekip solid që do t’i bënte problem çdo ekipi”, ka theksuar Dallku.























