Angelina Jolie mund të ketë vendosur një trend të ri mode
Sharr Travel

Angelina Jolie mund të ketë vendosur një trend të ri mode

Sytë e të gjithëve u ngulën te Angelina Jolie gjatë mbrëmjes së djeshme në premierën e “Eternals” në Los Anxheles.

Aktorja shtoi një element të pazakontë në pamjen e saj: një bizhuteri në mjekër që fillonte nga buza e poshtme. Dizenjuesja e aksesorit, Nina Bellato shpjegoi se zbukurimi ishte formësuar për të qëndruar si duhej në mënyrën më të përsosur në fytyrën e Jolie.

Ekspertët e modës ranë dakord se ky mund të jetë trendi i ri i aksesorëve për vitin e ardhshëm, ndaj përgatitën menjëherë këshillat.

Duke qenë se një bizhuteri e tillë merr vëmendjen, mjafton pak ose aspak grim dhe asnjë aksesor tjetër në qafë, veshë apo duar. Flokët duhet të tërhiqen pas, ndërsa shpatullat dhe qafa duhet të jenë të hapura për të tërhequr vëmendjen drejt fytyrës. Ky aksesor përshtatet më shumë me fytyrat ovale, me mollëza të ngritura dhe qafë të gjatë.