Marshim për Cirkun e Tiranës
Sharr Travel

Marshim për Cirkun e Tiranës

Një ditë pasi përmbaruesit u paraqitën në ambientet e Tetarit Kombëtar të Cirkut në Tiranë, për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, artistët kanë vendosur të bëjnë një marshim, nga ambientet e Cirkut  te Ministria e Kulturës.

Gazetraj e Ora News, Sonila Musai, raporton se synimi i marshimit është që artistët të marrin përgjigje se çfarë do bëhet me ta, pasi dje përmbarimi shkoi te cirku për të ekzekutuar vendimin e gjykatës.

Vendim  kundërshtohet nga artistët, pasi ata nuk kanë vend ku të performojnë.

"Ne nuk kemi një ambient për të performuar, të gjithë artistët do shkojmë të performojmë para Ministrisë së Kulturës deri sa ministria ta vlerësojë artin e cirkut, dhe të vendosi  se ku do të ndërtohet cirku i ri", tha një artist që po marshonte drejt Ministrisë së Kulturës.

Vendi ku ndodhet cirku aktual është një pronë private, që me vendim gjykate i ka kaluar pronarit të truallit

Përfaqësues e Ministrisë së Kulturës kanë kërkuar 4 javë kohë për të menduar një vend ku do të zhvendosen artistët, por pronari i truallit nuk është dakord duke kërkuar ekzekutimin e vendimit të gjykatës.

Përkundër debateve, në përfundim përmbaruesit i vendosën shiritin derës kryesore së bashku me njoftimin: "Ndalohet hyrja për personat e paautorizuar nga përmbaruesi!"