Euroambasadori Soreca mirëpret propozimet e PD-së për ndryshime kushtetuese
Sharr Travel

Euroambasadori Soreca mirëpret propozimet e PD-së për ndryshime kushtetuese

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luixhi Soreka (Luiggi Soreca) mirëpriti tri propozime të Partisë Demokratike opozitare për ndryshime ligjore-kushtetuese duke thënë se “tregojnë se çfarë është demokracia”.

Ndonëse pranoi se ende nuk i kanë lexuar propozimet e PD-së, zoti Soreka theksoi se “tashmë opozita është kthyer në parlament, do të diskutohet midis mazhorances dhe opozitës”.

“Ne ende nuk e kemi lexuar propozimin e opozitës, që është dorëzuar në Kuvend nga PD. Por, siç e thashë, kjo është demokracia”, - tha euroambasadori Soreca pas një takimi në Korçë, raportoi korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Përgjigje zoti Soreka i dha përgjigje pohuese pyetjes, për bashkëpunimin me PD-në në rast se ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha rikthehej në krye të saj pas takimeve që po zhvillon me anëtarësinë me të njohurën “Foltore” që synon sipas tij respektimin e statutit të kësaj partie.

“Ne kemi bashkëpunuar me këdo dhe kurdo, jemi gati për bashkëpunim me këdo në çdo rast”-tha euroambasadori.

PD i depozitoi në Kuvend propozimet për ndryshime kushtetuese për reformën Zgjedhore, për reformën Administrativo-Territoriale dhe për vetingun e politikanëve.