Kënga e saj luan në sfond, Adele fshihet pas çantës
Sharr Travel

Kënga e saj luan në sfond, Adele fshihet pas çantës

Gjatë një ndeshjeje basketbolli në Los Anxheles ditën e martë, Adele u fsheh pas çantës së saj Louis Vuitton për të kënduar një nga këngët e saj.

33-vjeçarja e cila po ndiqte lojën së bashku me të dashurin e saj, Rich Paul u përpoq të mbulonte fytyrën me aksesorin 1600 dollarësh ndërsa kënga e saj luante për turmën dhe ajo e shoqëronte.

Krijuesja e hitit “Easy on Me” luajti me mimikat e saj gazmore teksa këndonte. E veshur tërësisht në tonet e ngjyrave të tokës, këngëtarja dukej në formë të mirë gjatë bisedave e të qeshurave me partnerin.

Përveç Adele, në Staples Center ishin të pranishëm edhe yje të tjerë për të parë ndeshjen, si Justin Bieber, Usher, James Corden, Lily Collins dhe Kid Cudi.


MË SHUME NGA Magazina