Ademi: Përzgjedhësi i ri duhet të sigurojë kualifikimin në Evropian
Sharr Travel

Ademi: Përzgjedhësi i ri duhet të sigurojë kualifikimin në Evropian

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) para disa javëve shkarkoi Bernard Challandes shkaku i rezultateve të dobëta.

Tekniku zviceran u largua pas katër viteve nga Kosova, edhe pse ende nuk dihet kush do e marrë stolin e “Dardanëve”.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në një intervistë për lajmi.net, konfirmoi se kush do që të jetë trajneri i ri duhet me patjetër të sigurojë kualifikimin për Kampionat Evropian.

“Po sigurisht, nuk kemi çështje organizative, kemi arrit krijimin administrativ dhe ajo pjesa organizative, të gjithë përpos trajnerit që do bëjë punën e vetë. Na i kemi plotësuar dhe vazhdojmë t’i plotësojmë të gjitha kushtet për të bërë punën e vetë që i duhet një trajneri për rezultat me këtë kapacitet që e kemi, me këta lojtarë që i kemi dhe unë kërkoj rezultate. I plotësojë kushtet, por kërkoj rezultate. Objektivi ynë është kualifikimi”, deklaroi ai.