Lewa i “papërmbajtshëm”, sulmuesi arrin 200 gola të shënuar
Sharr Travel

Lewa i “papërmbajtshëm”, sulmuesi arrin 200 gola të shënuar

Me golin e shënuar dje kundër Benfikës, Robert Lewandowski ka arritur të kap një shifër të lartë të golave të shënuar. Plot 200 gola të shënuar  që nga fillimi i sezonit 2016/2017.

Sulmuesi polak shifrën e 200 golave e ka arritur vetëm duke luajtur në 194 ndeshje, duke treguar kështu se ai është një makineri e vërtetë golash.

Me golin e shënuar në Champions League ndaj Benficës, polaku arrin shifrën e 25 golave në 19 ndeshjet e fundit të luajtura në këtë kompeticion.

Shifra këto që tregojnë se Lewandowski është  sulmuesi më i mirë i momentit dhe kandidati kryesor për të fituar “Topin e Artë” këtë vit.