Buffon: Nuk mendoj për tërheqjen nga futbolli
Sharr Travel

Buffon: Nuk mendoj për tërheqjen nga futbolli

Gigi Buffoni, në një intervistë me “Prime Video”, ka thënë se nuk është duke menduar për pensionim nga futbolli.

Portieri 43-vjeçar gjatë verës është transferuar nga Juventusi te Parma, ku është paraqitur në shtatë ndeshje.

“Unë nuk mendoj për datën e daljes në pension (tërheqjes nga futbolli i luajtur). Dhe jam i sinqertë, në kuptimin që, veçanërisht në një vit e gjysmë ose dy të fundit, po jetoj në një gjendje të mirëqenies fizike dhe mendore. Kësisoj, stërvitja dhe gjërat e tjera lidhur me fushën e blertë janë të lehta për mua, si 10 apo 15 vjet më parë”, ka thënë Buffoni.