​Osmani takon Makovec, jepet mbështetje për vettingun
Sharr Travel

​Osmani takon Makovec, jepet mbështetje për vettingun

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim drejtorin në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Marko Makovec.

Osmani tha se reformat e thella në sistemin e drejtësisë dhe sundimi i ligjit janë prioritete të Kosovës. Sundimi i ligjit, sipas saj, mbetet parakusht kryesor për suksesin e Kosovës në çdo fushë përfshirë integrimin në BE.

Në këtë kontekst, nga zyrtari i lartë i BE-së Makovec, presidentja Osmani ka marrë mbështetjen për realizimin e procesit të vettingut në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane.

Në takim me zyrtarin e BE-së, Osmani ka ritheksuar se Kosova tashmë ka përmbushur të gjithë kriteret dhe se BE-ja duhet ta mbajë fjalën ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave.

Osmani është shprehur në favor të thellimit të bashkëpunimit strategjik me BE-në në çështje politike, diplomatike dhe të sigurisë, por edhe me shtetet veç e veç.


MË SHUME NGA Aktuale