Derbi mes Lazio e Marseille, ja formacionet zyrtare
Sharr Travel

Derbi mes Lazio e Marseille, ja formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 18:45 do të fillojë derbi mes Lazios dhe skuadrës së Marseille, e vlefshme kjo për xhiron e tretë të sezonit të ri 2021/22 të Ligës së Evropës.

Në xhiron e fundit të kësaj gare, Lazio regjistroi fitore me rezultat solid 2:0 kundër Lokomotiv Moscow, kurse Marseille barazoi pa gola me skuadrën e Galatasaray.

Lazio dhe Marseille gjenden në Grupin E, së bashku me dy skuadrat e tjera si ajo e Galatasaray dhe ajo e Lokomotiv Moscow.

Pas dy xhirove të zhvilluara, Lazio zë vendin e dytë në Grupin E me gjithsej tre pikë, kurse Marseille zë vendin e tretë me një pikë më pak se kundërshtari i sotëm.

Mungesa e vetme në ndeshjen e sotme do të jetë sulmuesi 22 vjeçar i Lazios Bobby Adekanye.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Lazio (4-3-3): Strakosha; Lazzari, Luiz Felipe, Acerbi, Marusic; Milinkovic-Savic, Cataldi, Basic; Anderson, Immobile, Zaccagni

Marseille (4-3-3): Lopez; Peres, Caleta-Car, Saliba, Rongier; Payet, Kamara, Guendouzi; Lirola, Milik, Under

18:45 Lazio – Marseille (Stadiumi Olimpico)