Lajm fantastik për Realin para “El Clasicos”
Sharr Travel

Lajm fantastik për Realin para “El Clasicos”

Carvajal është kthyer, i gatshëm për sfidën me Barcelonën.

Nuk dihet se a do të luajë, qoftë si zëvendësues nëse jo titullar, por Dani Carvajal ka lënë prapa shqetësimet pak ditë para “El Clasicos”.

Carvjala është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës të enjten në mëngjes, dhe ka edhe dy seanca tjera përpara për të kuptuar nëse ai s’do të ndjejë asnjë shqetësim dhe nëse do të jetë 100% i gatshëm për lojë.

Është lajm fantastik për Carlo Ancelottin, i cili po vuan për një mbrojtës të djathtë, aty ku po luan Lucas Vasquez, kohë pas kohe Nacho, transmeton GE.

“El Clasico” e parë për këtë sezon do të zhvillohet të dielën nga ora 16:15.