Shqyrtohet Projektligji për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot mban mbledhje.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me datë 22.09.2021;
3. Miratimi i listës së ngushtë të kandidatëve për Drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit;
4. Vizita e anëtarëve të komisionit në SHKK dhe ANJF;
5. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-028 për të drejtën ndërkombëtare private;
6. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar;
7. Të ndryshme;
Vendi: N204 Koha: 14:00























