08:21 / 22.10.2021
Moti sot në Shqipëri
Sipas MeteoAlb, në pjesën e parë të ditës, territori shqiptar mbizotërohet nga kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të theksuara do të jenë në zonën veriore.
Por gjatë pasdites vranësirat do të shtohen gradualisht, ku në orët e vonë të natës do të krijojnë mundësi për reshje te pakta shiu në zonat veri- veriperëndimore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor duke sjellë dallgëzim mbi 3 ballë.























