Freddy Krueger rikthehet në strehë
Sharr Travel

Freddy Krueger rikthehet në strehë

Shtëpia e filmit të njohur horror, “Makth në rrugën Elm” me numrin famëkeq 1428 ka dalë në shitje për 3.250.000 dollarë.

Objekti i rindërtuar nuk ka aspak ngjashmëri me shtëpinë e frikshme të vitit 1984. E ndërtuar në stilin kolonial holandez në 1919, ofertat për të do të pranohen deri në mesnatën e natës së Hallouinit.

Dritaret e mbuluara me dërrasa dhe kopshti i rrëmujshëm janë zhdukur duke i lënë vendin një prone dykatëshe plot dritë e ngjyra, me pishinë e oborri me hapësirë.

As vetë Freddy Krueger nuk i rezistoi dot kthimit në të, ndaj me veshjen e tij klasike të bluzes me viza të zeza e të kuqe dhe dorën me tehët e mprehtë, shkoi menjëherë atje. Një model i veshur si personazhi i kobshëm reklamoi ambientet e shtëpisë duke u rehatuar në të ndërsa përshëndeste kamerën.


MË SHUME NGA Magazina