Moratti flet para derbit të madh italian
Të dielen luhet derbi i Italisë, supersfida mes Interit dhe Juventusit në “San Siro”.
E në prag të kësaj sfide nuk kishte si të mos merrte vëmendje presidenti i tripletës. Masimo Moratti, në një intevistë për “Corriere dello Sport”, i intervistuar nga një mik i tij, Ivan Zazaroni, drejtori i një grupi të madh mediatik në Itali flet edhe për episodin me Iulianios e Ronaldos në vitin 1998, ndërsa flet edhe në një rast hipotetik sikur të kishte qenë aplikuar teknologjia VAR edhe në atë kohë.
Jeni ende i lidhur më së shumti me Interin e tripletës?
Do t’i ofendoja ato që kanë fituar gjithçka nëse do të zgjidhja një tjetër. Mirëpo, Interi me Ronaldo, Zamorano, Recoba e Djorkaeff më ka mbetur në zemër.
Cila është përballja Inter-Juve, më e paharrueshme për ju?
Inter-Juve, për ne interistët, është ndeshja e cila shkakton vuajtje, dhe që më zgjon nga gjumi.
Çfarë do të kishte ndodhur nëse në kohën tende do të kishte ekzistuar VAR?
Do të kishte qenë po njësoj. Sepse pas VAR-it, do të kishin qenë njerëz që mendonin në të njëjtën mënyrë.
Mourinho, flisni ende me të?
Sigurisht! Mourinho është i zoti dhe jam i lumtur që është në krye të Romës dhe po bën mirë. E mora, sepse më kujtonte shumë Herreran. Më pëlqente shumë fakti që njësoj si “Magjistari” (Trajneri i Interit të madh në 1960-1968, duke fituar 3 Serie A dhe dy herë Champions), ishte i ndryshëm, provokator, shumë i zoti në komunikim dhe shumë inteligjent. Përveçse jashtëzakonisht i suksesshëm dhe fitues.























