Kumbaro "skuq" kryebashkiakët me fotot e plehrave
Sharr Travel

Kumbaro "skuq" kryebashkiakët me fotot e plehrave

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e ka vënë si prioritet të puës së saj menaxhimin e mbetjeve në territor si parapërgatitje për sezonin e ardhshëm turistik.

Në takimin me kryebashkiakët në Kryeministri, Kumbaro u nxori fotot me pikat e nxehta nga veriu në jug.

Kumbaro: Nga dita që kam marrë detyrën, unë dhe gjithë stafi jemi në terren. Dua të ndaj me ju fotografitë jo më larg se nga e diela deri dje që janë marrë në territor.  Nuk mund të mos shqetësohem kur në Dhërmi është kjo pamje dhe nuk jemi në sezon turistik. Kam folur me kryetarin e bashkisë, i kemi ndarë bashkë këto halle.Me tronditi kjo, koshat e plehrave të mbushura dhe të derdhura ndërkohë që nuk ka fluks turistësh. Dhe venddepozitimet që i fshehim, edhe kjo në bashkinë Himarë. Po shkoj në Kavajë.

Fotoja është marrë dje dhe nuk jemi kaq larg nga landfillet.Në Shkodër në mes të një parku natyror, një tjetër pamje anës rrugës kombëtare.Të grumbulluar nga banorët rrotull, jemi në Shkodër prapë. Këto pamje janë nga Durrësi dje,  kjo në zonën e ish-Kënetës. Prapë në Vlorë, Llakatund dje. Në Orikum mbetje inertesh, mbetje të lëna aty prej kohësh. Në bashkitë e bregdetit koha kur bie fluksi i turistëve duhet të jetë koha e një pastrimi. Bashkia Sarandë, rruga pranë fshatit Shënvasil, qarku i Fierit. Çdo qark ka, këtuy kemi një në Elbasan.

Kumbaro: Nuk gjeta foto nga qarku i Korçës, nuk më sollën.

Si shembull pozitiv referoi Lezhën.

Kumbaro: Nuk mungojnë shembujt pozitivë por kuptoj se ka pak komunikim mes jush, si i mblidhni tarifat, pse një vend është më i pastër se një tjetër. Çështja e mbetjeve do buxhet, nuk bëhet vet. Do ju jap  modelin e Lezhës. Bashki bregdetare, e mbingarkuar gjatë verës. Por pyes pse plazhet e saj ishin ndër më të pastrat gjatë këtij sezoni?

Ka dy arsye, bashkia Lezhë e ka konsideruar këtë hall prioritet, e ka kostuar nga A te Zh me buxhetin përkatës. Së dyti, kryetari dhe stafi i bashkisë në mënyrë maniakale ndjekin koshat çdo ditë.Nëse të gjithë e konsiderojmë pastrimin si prioritet listës së buxhetimit të bashkisë duhet ti paraprijë menaxhimi i mbetjeve. Është koha kur bashkitë përgatisin buxhetet./oranews


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare