Meta takim me Sorecën:Duhen përpjekje të shumëfishuara për anëtarësim në BE
Sharr Travel

Meta takim me Sorecën:Duhen përpjekje të shumëfishuara për anëtarësim në BE

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca u takua sot edhe me kreun e shtetit shqiptar, Ilir Meta, për t’i dorëzuar Raportin Vjetor të Përparimit të Shqipërisë drejt BE.

“Funksionimi i institucioneve demokratike, respektimi i të drejtave themelore dhe sundimi i ligjit mbeten prioritete parësore për Shqipërinë dhe procesin e saj të anëtarësimit në BE”, shkruan kreu i shtetit në postimin e tij në rrjetet sociale.

Meta thekson se “duhen përpjekje të shumëfishuara, që ky proces të ecë më shpejt dhe pa kompromentuar vlerat europiane. Ruajtja e perspektivës europiane për Ballkanin Perëndimor është kyç për paqen, stabilitetin dhe mbizotërimin e sistemit demokratik, si alternativa më e mirë e qeverisjes”./panorama.al


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare