“Red Notice” sjell një pasqyrë më të thellë të ngjarjes së filmit
Sharr Travel

“Red Notice” sjell një pasqyrë më të thellë të ngjarjes së filmit

Treshja e aktrimit e përbërë nga Gal Gadot, Dwayne Johnson dhe Ryan Reynolds, luajnë rolet kryesore në filmin e ardhshëm të Netflixit, “Red Notice”, në të cilin është investuar një rekord prej 130 milionë dollarësh dhe një paraqitje e re e shkurtër sjell një pasqyrë më të thellë të ngjarjes.

Filmi është bërë me skenar dhe regji të Rawson Marshall Thurber, kurse titulli “Red Notice” i referohet ‘urdhrit të kuq’ që është paralajmërim global për kapjen e të arratisurve më të kërkuar në botë i lëshuar nga Interpoli.

Komploti ka të bëjë me një grabitje në të cilën agjenti i FBI-së (Johnson) bashkëpunon me hajdutin më të madh të artit në botë (Reynolds) për të kapur hajduten më të kërkuar aktualisht (Gadot).

Siç e përshkruan Netflix: “Aventura që pason e çon treshen nëpër botë, nëpër pistën e vallëzimit, duke u bllokuar në një burg të vetmuar, në xhungël – dhe më e keqja nga të gjitha – duke kaluar kohë vazhdimisht në shoqërinë e njëri-tjetrit”.

“Red Notice” është ndoshta investimi më i madhe i gjigantit të transmetimit me 130 milionë dollarë.

Filmi do të shfaqet në disa kinema të zgjedhura më 5 nëntor, kurse në Netflix më 12 nëntor.


MË SHUME NGA Magazina