Motra e Britney Spears: Kur isha 16 vjeçe më kanë detyruar të abortoja
Sharr Travel

Motra e Britney Spears: Kur isha 16 vjeçe më kanë detyruar të abortoja

Jamie Lynn Spears, motra e Britney Spears tha se prindërit e kanë detyruar të abortojë kur ishte 16 vjeçe.

Së shpejti ajo do të publikojë një libër të titulluar “Things I Should Have Said”, në të cilin ka rrëfyer shumë sekrete nga jeta e saj. Aktorja akuzoi prindërit dhe menaxherët për çdo vuajtje që ka kaluar. Në 2007 ajo u tregoi atyre që ishte shtatzënë. Më pas njerëz nga një rreth i ngushtë u përpoqën ta bindnin se të pasurit një fëmijë në moshën 16-vjeçare ishte një ide e keqe pasi rrezikohej karriera.

Më dhanë pilula duke më thënë se do të më ndihmojnë për t’i dhënë fund këtij problemi”, tha Spears.

Jamie Lynn pretendon se ajo nuk mund t’i tregonte motrës së madhe Britney, që priste një fëmijë. 

Ajo tha se ishte babai i saj, James i cili e detyroi të abortonte. Fansat e Britney e kanë akuzuar Jamie se po përfiton nga situata e motrës së madhe për të bërë para nga shitja e librit.


MË SHUME NGA Magazina