Aktorja e njohur po lufton me kancerin për herë të tretë
Sharr Travel

Aktorja e njohur po lufton me kancerin për herë të tretë

Olivia Newton-John ka folur për betejën e vazhdueshme me kancerin metastatik të gjirit në fazën e katërt. Aktorja 72-vjeçare nga Australia tha se ndihet mirë dhe se po e menaxhon dhimbjen me marihuanë mjekësore.

Aktorja tha se ndihej mirë pavarësisht gjithçkaje dhe se ishte optimiste për trajtimin e saj. “Kam ditët e mia, kam dhimbjet e mia”, tha ajo. “Por kanabisi që burri im rrit për mua ka qenë një pjesë kaq e madhe e shërimit tim, dhe kështu unë jam një person vërtet me fat.”

Ylli i “Grease” u diagnostikua për herë të parë me kancer gjiri në vitin 1992. Kanceri u rikthye për herë të dytë në vitin 2013 dhe më pas në 2017. Sëmundja përparoi në fazën e katërt pasi u përhap në kockat e saj. 


MË SHUME NGA Magazina