Incidentet në ndeshjen Shqipëri-Poloni, vjen dënimi nga FIFA
Sharr Travel

Incidentet në ndeshjen Shqipëri-Poloni, vjen dënimi nga FIFA

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka vendosur ka vendosur që të dënojë me një ndeshje pa tifozë dhe 150 mijë franga gjobë Federatën Shqiptare të Futbollit pas incidenteve të ndodhura në takimin mes Shqipërisë dhe Polonisë që u zhvillua në 12 tetor në Air Albania.

Përfaqësuesja kuqezi duhet do të luajë pa praninë e tifozëve ndeshjen e fundit të kualifikuesvee për Kupën e Botës Katar 2020 ndaj Andorrës. Kjo përballje është programuar për tu luajtur në datën 15 nëntor.

Gjatë takimit mes Shqipëisë dhe Polonisë, disa tifozë hodhën sende të forta në fushën e lojës pas golit të shënuar nga përfaqësuesja polake, çka solli dhe ndërprejen e përkoheshme të lojës, për disa minuta. Ky episod i përsëritur nuk kaloi pa u shënuar nga delegati i ndeshjes, që sjell dhe këtë ndëshkim për përfaqësuesen kuqezi, transmeton SS.

Federata Shqipatre e Futbollit ka njoftuar se do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara, ndërsa shton se do të merren të gjitha masat që situata të tilla, të shkaktuara nga disa individë, mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mos dëmtojnë Kombëtaren.