Kanceri i merr jetën aktorit të njohur hollivudian
Sharr Travel

Kanceri i merr jetën aktorit të njohur hollivudian

Peter Scolari ka ndërruar jetë pas nje beteje dy vjeçare me kancerin. Aktori, që u bë i famshëm së bashku me Tom Hanks në “Bosom Buddies” ndërroi jetë të premten në mëngjes në moshën 66-vjeçare. Lajmin e konfirmoi për CNN menaxherja e tij, Ellen Lubin Sanitsky.

Scolari u shfaq në shumë filma dhe seri televizive gjatë karrierës së tij, duke përfshirë “Newhart”, “Murphy Brown” dhe “The Good Fight”. Scolari u nominua tre herë për një Emmy për rolin e tij në “Newhart”, dhe përfundimisht fitoi trofeun në vitin 2016 me interpretimin në “Girls”.

Ishte “Bosom Buddies” që e bëri Scolari një yll. Ai dhe Hanks luajtën si shokë dhome që visheshin si gra në mënyrë që të mund të jetonin në një apartament të përballueshëm në një ndërtesë vetëm për gratë.

Scolari ishte gjithashtu një aktor i arrirë i skenës, duke u shfaqur në Broadway duke përfshirë “Hairspray” dhe “Wicked”. Ai gjithashtu u shfaq në skenë me Hanks në “Lucky Guy” në 2013.


MË SHUME NGA Magazina