Boksierët kosovarë ndalohen në Serbi
Sharr Travel

Boksierët kosovarë ndalohen në Serbi

Ekipi i Kosovës i përbërë nga tre boksier, Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku, Patriot Behrami, selektori Besim Brahimi si dhe sekretari gjeneral, Latif Demolli, janë ndaluar në kufirin Kosovë-Serbi.

Ekspedita jonë ishte nisur mbrëmë për në Beograd, aty ku do të organizohet kampionati botëror i boksit për amator.

Arsyeja e ndaljes është që autoritetet serbe nuk po lejojnë hyrjen e sportistëve nga Kosova me simbolet e tyre.

Momentalisht siç njofton sekretari Latfi Demolli për klankosova.tv ata janë në pritje të një përgjigjje nga federata botërore e boksit (AIBA), e cila është lajmëruar për këtë rast.

Kërkesa për të garuar pa simbole dhe pa flamurin e Kosovës, nuk do të pranohet nga Federata e boksit e cila ka bërë të ditur se në rast se kjo gjë do të kërkohet atëherë do ta anulojnë pjesëmarrjen në kampionatin botëror.