SHBA përkrah tregun e përbashkët energjetik Kosovë-Shqipëri
Sharr Travel

SHBA përkrah tregun e përbashkët energjetik Kosovë-Shqipëri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se mbështesin me krenari marrëveshjen për bashkimin e tregjeve energjetikë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

SHBA, krenare për marrëveshjen e bashkimit të tregjeve të energjisë Shqipëri-Kosovë

Ambasadorja amerikane Juri Kim në një cicërimë në tuiter shkruajti se ky bashkëpunim është i barabartë me fuqi më të madhe negociuese dhe gjithashtu i barabartë me çmime më të ulëta dhe më pak ndërprerje energjie.

Zonja Kim iu referua marrëveshjes që firmosën në Tiranë dy ditë më parë drejtuesit e Enteve Rregullatorë ERE, ZRRE, si dhe administratorët e të dy operatorëve të Sistemit të Transmetimit OST dhe KOSTT për bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike Shqipëri dhe Kosovë, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

“Shqipëria dhe Kosova nënshkruan marrëveshjen për të bashkuar tregjet e energjisë elektrike. “Bashkim” = fuqi më e madhe negociuese = çmime më të ulëta dhe më pak ndërprerje energjie. Si pjesë e mbështetjes së SHBA për sigurinë energjetike dhe integrimin rajonal, @USAID do të punojë me Shqipërinë dhe Kosovën për të krijuar shkëmbimin e forcave dhe për të lëvizur energjinë elektrike”-shkruajti zonja Kim.

USAID-i në Shqipëri gjithashtu tha se e mbështeste me krenari Shqipërinë dhe Kosovën “teksa këto dy vende shënojnë një tjetër arritje të rëndësishme drejt bashkimit të tregut të energjisë elektrike”.

“Një treg i përbashkët i energjisë elektrike midis Shqipërisë dhe Kosovës do të jetë një mjet i fuqishëm për të zgjidhur sfidat e energjisë me të cilat po përballet rajoni, individët dhe bizneset”-koemntoi ambasada amerikane me postimin për USAID-in në fejsbuk.


MË SHUME NGA Aktuale