21:40 / 23.10.2021
Milani mbyll pjesën e parë në epërsi kundër Bologna
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjes mes skuadrës së Bolognas dhe AC Milan, ku pas 45’ minutave lojë “Rossonerët” gjejnë vetën në epërsi prej dy golave.
Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi sulmuesi anësor Rafael Leao, i cili pas asistimit të Ibrahimovic, shënon në minutën e 16’ për 1:0, përcjell KosovaPress.
Epërsinë për Milanin e thelloi mbrojtësi Davide Calabria, ku shënoi në minutën e 35’ të ndeshjes për 2:0.
Në anën tjetër, që nga minuta e 20’ skuadra e Bolognas gjendet me një lojtar më pak në fushë, pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit Adama Soumaoro.
Rezultati i pjesës së parë është 2:0 në favor të Milanit.























