Baldwin merr pjesë në ceremoninë përkujtimore për Hutchins
BKT
Magazina

Baldwin merr pjesë në ceremoninë përkujtimore për Hutchins

Në armën rekuizite me të cilën aktori holivudian Alec Baldwin (68) në skenën e xhirimit të filmit në New Mexico të enjten vrau drejtoreshën e fotografisë Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza (48), kishte plumba të vërtetë.

Në New Mexico u mbajt një ceremoni përkujtimore me rastin e vdekjes së drejtoreshës 42-vjeçe të fotografisë Halyn Hutchins, e cila aksidentalisht u vra të enjten nga aktori i famshëm amerikan Alec Baldwin kur shtiu nga revolja e cila gabimisht ishte e mbushur me plumba të vërtetë, raporton Anadolu Agency.

Në armën rekuizite me të cilën aktori holivudian Alec Baldwin (68) në skenën e xhirimit të filmit në New Mexico të enjten vrau drejtoreshën e fotografisë Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza (48), kishte plumba të vërtetë.

Në ceremoninë përkujtimore i pranishëm ishte dhe Baldwin së bashku me bashkëshortin dhe djalin e drejtoreshës së vrarë aksidentalisht. Të pranishëm ishin anëtarët e familjes dhe miqtë.

Hutchins ishte drejtoreshë e fotografisë në filmin "Rust", i cili po xhirohej në shtetin federal amerikan New Mexico. Regjisori Joel Souza u plagos, por nuk bëhet e ditur gjendja e tij. Thuhet se ai ka marrë ndihmë dhe ka dalë nga spitali.


MË SHUME NGA Magazina