09:32 / 25.10.2021
Ed Sheeran rezulton pozitiv me Covid-19
Ed Sheeran është duke u izoluar pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.
Ylli i muzikës pop tha në një postim në faqen e tij në Instagram se do të vazhdojë të japë intervista dhe performanca nga shtëpia, në pamundësi për të qenë afër njerëzve e fansave.
Sheeran, i cili jeton pranë Framlingham në Suffolk, tha: “Kërkoj falje kujtdo që e kam zhgënjyer, qëndroni të sigurt të gjithë”.























