PD dorëzon sot në GjK padinë për Komisionin Hetimor “Becchetti”
Sharr Travel

PD dorëzon sot në GjK padinë për Komisionin Hetimor “Becchetti”

Partia Demokratike do të dorëzojë në SPAK këtë të hënë padinë në Gjykatën Kushtetuese për mosngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen Becchetti.

Padia do të dorëzohet nga nënkryetarja e PD-së, Grida Duma dhe nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Selia blu ka njoftuar se pas dorëzimit të  padisë do të ketë një komunikim me median nga Duma dhe Bardhi.

Padia u paralajmërua të shtunën gjatë një konference të Lulzim Bashës me gazetarët. Ai tha se Rama po pengon ngritjen e Komisionit Hetimor për Becchetti-n. Po ashtu shtoi se vendimi për çështjen Becchetti është në internet dhe nuk është konfidencial siç ka pretenduar Rama./tvklan.al