Soreca dhe ambasadori gjerman ngjitin malin e Gamtit
Sharr Travel

Soreca dhe ambasadori gjerman ngjitin malin e Gamtit

Ambasadori i Bashkimi Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, vizitoi dje malin e Gamtit.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasadori i BE-së thotë se për fundjavë ngjiti në këmbë majën e Gamtit bashkë me mikun e tij, ambasadorin gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf.

Soreca thotë se ecja në malet e Shqipërisë është mënyra më e mirë për tu karikuar në energji pas një jave intensive pune.

"Ecja në malet e Shqipërisë është mënyra më e mirë për të rimbushur bateritë pas një jave intensive pune. Do të vazhdojmë të zbulojmë bukuritë e Shqipërisë. Sot së bashku me mikun tim Amb. Peter Zingraf u ngjitëm në malin Gamti, 1266 m të lartë. Pamje nga liqeni i Bovillës", shkruan Soreca në Twitter.