Filmat që u kthyen në tragjedi në historinë e Hollywood
Sharr Travel

Filmat që u kthyen në tragjedi në historinë e Hollywood

Vdekja e drejtoreshës së fotografisë Halyna Hutchins, nga Alec Baldwin, gjatë xhirimeve të filmit “Rust”me një armë që duhet të ishte bosh, sjell në vëmendje vdekjen e Brandon Lee në xhirimet e filmit “Korbi”.

Por ky nuk është episodi i vetëm tragjik në historinë e kinemasë, i lidhur me përdorimin e armëve të zjarrit në skena filmash. Janë të shumtë dhe kryesisht të pashpjegueshme, aksidentet fatale gjatë xhirimeve.

 “Top Gun” regjistroi gjithashtu një viktimë në xhirime. Piloti akrobat Art Scholl, 53 vjeç, u punësua për të bërë punën e fluturimit në xhirimin e filmit. Gjatë një skene fluturimi akrobatik Scholl humbi kontrollin e Pitts S-2 të tij dhe u rrëzua në Oqeanin Paqësor në brigjet jugore të Kalifornisë. Top Gun iu kushtua kujtimit të tij.

Në vitin 2008, në thrillerin fantastiko-shkencor “Jumper” me protagonist Samuel L. Jackson, një përzierje e rërës së ngrirë, tokës dhe akullit u përdor për efektet speciale. Projektuesi i produksionit David Ritchie u shpall i vdekur në vendngjarje pasi një copë e madhe rëre e ngrirë dhe zhavorri ra mbi të nga maja e një muri.

Në filmin aksion “XXX” të vitit 2002 me Vin Diesel, Harry L. O’Connor, u vra në një aksident gjatë xhirimeve, në një skenë ku ai duhej të zbriste një shpat të pjerrët dhe më pas të hidhej me parashutë në një nëndetëse. Kur O’Connor dështoi të zbriste me shpejtësi të mjaftueshme, ai goditi një urë dhe mbeti i vdekur në vend.