Bebe Rexha flet për vështirësitë e karrierës
Sharr Travel

Bebe Rexha flet për vështirësitë e karrierës

Këngëtarja Bebe Rexha ka treguar herë pas here vështirësitë që i është dashur të kapërcejë për të krijuar një karrierë larg vendlindjes së saj. Artistja shqiptare ka rrëfyer së fundmi detaje të tjera nga jeta profesionale dhe familjare.

32-vjeçarja zbuloi se kur ndihet keq, përveç muzikës edhe ecja është aktiviteti që e ndihmon të kalojë ankthin dhe mërzinë.

“Të ecësh do të thotë qetësi. Kjo me të vërtet më ndihmon me shëndetin tim mendor, ankthin, më qetëson”, tha artistja.

Bebe e nisi karrierën muzikore në moshën 17-vjeçare dhe rrugëtimi nuk ka qenë aspak i lehtë për të. Tashmë që kanë kaluar vite, ajo që Rexha kujton nga ajo periudhë është mbështetja e madhe që i ati i ka dhënë vazhdimisht.

“Unë qëndrova në shtëpi për tre muaj, nuk pranoja të dilja jashtë. Babai vinte në dhomën time të gjumit, më kapte dorën dhe më thoshte: Le të dalim nga shtëpia, dhe më detyronte të dilja shëtitje me të”, tregon këngëtarja.

“Ne ndalojmë së kërkuari përbindëshat nën shtrat kur kuptojmë se ata janë brenda nesh”, tha Rexha, teksa zbuloi se nga kjo histori u frymëzua për krijimin e hitit global “The Monster”. Për këngëtaren, muzika është si një terapi që e ndihmon të largojë mendimet negative, mërzinë dhe të ndihet shumë më mirë.