Rita Ora mahnitëse në fotosesioni e ri
Sharr Travel

Rita Ora mahnitëse në fotosesioni e ri

Ka një zë unik, linja të përkryera dhe konsiderohet një prej artisteve më të famshme në botë.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Rita Ora e cila suksesshëm ka arrit të bëhet një prej emrave më të njohur ndërkombëtarisht.

30-vjeçarja ka fansa të shumtë anë e mbanë botës, por mbi 16 milionë i numëron vetëm në llogarinë e Instagram-it.

Prandaj, me një numër të tillë ndjekësish, Rita iu qëndron afër me postime nga më të ndryshmet, si nga ato profesionale, por edhe nga përditshmëria.

Edhe së fundmi, ylli i hitit “Anywhere” postoi disa imazhe në të cilët dukje më bukur se asnjëherë më parë dhe plot shkëlqim.

Këngëtarja u shfaq elegante dhe tërë sharm e veshur në një fustan dypjesësh të ngushtë me ngjyrë të gjelbër.

Rita kompletoi këtë paraqitje me grim të theksuar dhe flokët bionde që i la të valëzuara mbi supe.

“Është vetëm një nga ato mëngjese”, shkroi Rita sipër imazheve.

Artistja e famshme, ndërkohë është rikthyer në Angli pas një qëndrimi të gjatë në Amerikë, ku edhe punoi në projekte të ndryshme.