Tifozët e Cagliarit e Fiorentinës kujtojnë Astorin
Sharr Travel

Tifozët e Cagliarit e Fiorentinës kujtojnë Astorin

Fiorentina fitoi 3-0 përballë Cagliarit, por përtej rezultatit ajo që ra në sy ishin tifozët. Shumë prej tyre kanë kujtuar të ndjerin Davide Astorin.

Ish mbrojtësi i kombëtares së Italisë u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në 2018-ën si pasojë e një arresti kardiak. Bota e futbollit u shokua nga kjo ngjarje e papritur.  Astori ishte i grumbulluar me skuadrën e tij, Fiorentinën kur ndodhi fatkeqësia.

Shpesh, në stadiumet italiane ndërpritet ndeshja në minutën e 13-të, sepse ky ishte numri që mbante mbi shpinë mbrojtësi. Të gjithë karrierën e tij Astori e ka luajtur në Itali, ku ka shkëlqyer më shumë me fanellat e Cagliarit dhe Fiorentinës.

Në nivel klubesh ai luajti 378 ndeshje dhe shënoi 8 gola. Gjithashtu ka qenë pjesë e kombëtares së Italisë përgjatë viteve 2011-2017, ku në 14 ndeshje ka realizuar 1 gol, transmeton Panorama.

Astori u nda nga jeta në moshën 31 vjeçare. Ai do të mbahet mend gjithmonë nga tifozët si një futbollist model brenda dhe jashtë fushe.20150616 - Portugal - Italie - Genève - Davide Astori.jpg