Këngëtari i njohur rezulton me Covid, do të mbajë koncerte nga shtëpia
BKT
Magazina

Këngëtari i njohur rezulton me Covid, do të mbajë koncerte nga shtëpia

Ed Sheeran ka rezultuar me Covid-19, tashmë do t’i bëjë performancat në shtëpi. Këngëtari postoi në Instagram: “Një lajmërim i shpejtë për t’ju njoftuar se fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv me Covid, kështu që jam karantinuar dhe po ndjek urdhrat e qeverisë”.

Këngëtari e ka bërë postimin të dielën duke thënë se intervistat dhe çdo aktivitet tjetër do t’i bëjë në shtëpi dhe se kërkon ndjesë.

 Ai e ndau lajmin me fansat disa ditë para se albumi tij i ri të publikohej. Ed Sheeran do jetë i ftuar në “Saturday Night Live” më 6 Nëntor.


MË SHUME NGA Magazina