Wanda dhe Icardi rikthehen bashkë
BKT
Magazina

Wanda dhe Icardi rikthehen bashkë

Tym i bardhë në marrëdhënien e çiftit më të përfolur të momentit, Wanda Nara dhe Mauro Icardi. Modelja argjentinase ka konfirmuar në llogarinë e saj në Instagram se dyshja ka vendosur t’i japë një tjetër shans lidhjes së tyre, pasi kanë rënë dakord për divorc në rast të një tradhtie të mundshme nga të dy palët.

“Isha shumë e lënduar nga ajo që ndodhi edhe ditën që i kërkova Mauros divorcin. Kur e kuptoi që nuk kishte kthim mbrapa, më tha se nuk mund të vazhdonim kështu, se nëse ndarja ishte mënyra e vetme për t’i dhënë fund dhimbjes, atëherë ne mund ta bënim atë. Shkuam te avokati ynë dhe Mauro pranoi të gjitha kushtet dhe ne nënshkruam marrëveshjen. Të nesërmen ai më shkroi një letër sikur askush nuk më kishte shkruar ndonjëherë. Jam e sigurt që kjo kohë e keqe do të na bashkojë si çift dhe familje. Të lodhur nga të qarat zgjodhëm njëri-tjetrin. Të dua, Mauro Icardi,” shkruan Wanda në statusin e saj.

Në mesin e çiftit argjentinas u fut aktorja Eugenia Suarez, e cila i kishte dërguar privatisht disa fotografi dhe mesazhe simpatie sulmuesit të PSG. Wanda zbuloi gjithçka, duke krijuar një krisje të marrëdhënies.


MË SHUME NGA Magazina