Mediumi serb: BIA arreston një shqiptar nga Prishtina për protestën në BG
BKT
Lajme

Mediumi serb: BIA arreston një shqiptar nga Prishtina për protestën në BG

Tabloidi pro-qeveritar serb “Informer.rs” ka shkruar se Agjensia Shtetërore e Sigurisë së Serbisë (BIA) dhe Shërbimi për Luftën Kundër Terrorizmit dhe Ekstremizmit (SBPTE) kanë arrestuar një person në Beograd për “pjesëmarrje dhe drejtim të protestave, dhe bllokim trafiku”, vendas 35 vjeçar të Prishtinës.

“Ai në mënyrë aktive merrte pjesë në drejtimin e të tubuarve në protestë, si dhe në bllokim të trafikut”, shkruan tabloidi serb.

Ndërkaq shkruan edhe se “Ai nuk kishte dokumente identifikimi, por është rezident i Prishtinës, dhe është dërguar në Stacionin e Policisë ‘Stari Grad’”.


MË SHUME NGA Lajme