Pumper: Pas rrjedhjes së dokumenteve është bërë një ndryshim i protokollit
BKT
Lajme

Pumper: Pas rrjedhjes së dokumenteve është bërë një ndryshim i protokollit

Hetuesja Zdenka Pumper ka thënë se pas rrjedhjes së dokumenteve menjëherë është bërë një ndryshim i protokollit të sigurisë në ZPS.

Dëshmitarja e parë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, hetuesja Zdenka Pumper ka thënë se pas rrjedhjes së dokumenteve menjëherë është bërë një ndryshim i protokollit të sigurisë në ZPS.

Derisa është përgjigjur në pyetjet e avokatit të Nasim Haradinajt, Toby Cadman, dëshmitarja Pumper ka thënë se nuk e mban mend nëse është Prokurori i Specializuar ka njoftuar për rrjedhjen e të dhënave.

“Siç e thash nuk e mbaj mend që Prokurori i Specializuar të ketë njoftuar rrjedhjen e të dhënave. Por çfarë mbaj mend unë është që u bë një ndryshim një hamendeshim i procedurës së protokollit të sigurisë menjëherë pas ndodhjes së këtij incidenti”, ka thënë dëshmitarja Pumper.

Pumper ka thënë se masat e sigurisë u morën si rezultat i asaj që ndodhi pas tre konferencave të shtypit.

Sipas saj, për këtë janë njoftuar përmes një e-mail të hollësishëm por për të cilin nuk ka dhënë detaje.

Avoakti Cadman ka pyetur dëshmitaren nëse ZPS është mbledhur në takime pasi ish-krerët e OVL-UCK ishin paraqitur në konferenca për shtyp duke njoftuar për dokumentet që u kishin arritur në zyret e organizatës.

Dëshmitarja Pumper ka thënë se nuk mban mend nëse kanë ndodhur takime të tilla veçse ka shtuar se zyra ka mbajtur takime të rregullta javore, çdo të premte, në të cilat sipas saj mund të ketë qenë i pranishëm edhe Prokurori I Specializuar.

“Në përgjithësi Prokuroi i Specializuar nuk merr pjesë në këto takime. Më falni, duhet të sqaroj, nuk e di nëse ishte i pranishëm, doja të thoja nuk flet, mund të ketë qenë i pranishëm”, ka thënë dëshmitarja Pumper.

Avokati Cadman ka insistuar të marrë përgjigje nëse është zhvilluar ndonjë takim pas konferencës së 7 shtatorit 2020, apo pas dy konferencave të tjera të mbajtura në OVL-UCK.

Dëshmitarja Pumper: Mbaj mend një që është zhvilluar disa muaj pas asaj dite kur prokuroi foli me gjithë ekipin.

Avokati Cadman: Pra, ju nuk dini nëse është zhvilluar ndonjë takim pas datës 7?

Dëshmitarja Pumper: Ka kaluar një vit, nuk e mbaj mend.

Avokati Cadman: Nuk mbani mend që është zhvilluar ndonjë takim pas konferencës së dytë të shtypit, pas datës 17?

Dëshmitarja Pumper: Nuk mbaj mend.

Avokati Cadman: Asnjë takim nuk është zhvilluar pas datës 22 shtator?

Dëshmitarja Pumper: Nuk po them se nuk është zhvilluar ndonjë takim por po them se ka kaluar një vit dhe nuk mund ta konfirmoj apo ta mohoj.

Avokati Cadman: Ju nuk keni qenë pjesë e takimit, se një takim është zhvilluar?

Dëshmitarja Pumper: Nuk e di nëse është anglishtja ime që nuk po e them qartë, por po them se nuk mbaj mend të jetë zhvilluar një takim i tillë, por nuk mbaj mend.

Avokati Cadman: Kur u dhanë udhëzimet të bënit punët që duhet të bëni, nuk u bë ndonjë raportim pas datës 25 lidhur me ngjarjet që ishin zhvilluar?

Pumper: Kur thoni raportim çfarë keni parasysh?

Cadman: Raportim lidhur me atë që kish ndodhur sepse ka një sugjerim që ka ndodhur një shkelje e rëndë e sigurisë lidhur me të dhënat dhe ju nuk jeni informuar nga Zyra e Prokurorisë, nuk u informuat as pas një muaji lidhur me këtë?

Pumper: Pas datës 7 të nxjerrjes së parë nuk e mbaj mend saktësisht datën, thjesht nuk e m baj mend, nuk thash që u bë apo nuk u bë, u zhvillua një takim ku e gjithë zyra u informua për këtë çështje.

Cadman: Por sigurisht duhet të kujtohet nëse u zhvillua një takim lidhur me një ngjarje katastrofike e brendshme e zyrës apo jo?

Pumper: Mund të them se nuk e mbaj mend.

Cadman: Nuk mbani mend asnjë takim as pas konferencës së dytë?

Pumper: U përgjigja… Është e njëjta përgjigje, nuk e mbaj mend, ka kaluar shumë kohë.

Cadman: Edhe pas konferencës së tretë, të datës 22? Pasi bëtë kontrollimin e datës 25 nuk u zhvillua ndonjë takim rreth asaj kohe që trajtonte këto çështje brenda zyrës suaj?

Pumper: Ne kemi çdo të premte takim ,unë po them vetëm se nuk mbaj mend që atë takim javor të jetë përmendur diçka e tillë ndryshe do të supozoja.

Dëshmitarja Pumper ka thënë se kjo është hera ep arë që si hetuese po jep dëshmi në një proces gjyqësor.

Avokati Cadman: Sot ju thatë e ‘gjithë përvoja ime përpara se të filloj punën me ZPS-në nuk ka përfshirë ndonjë çështje që ka kaluar në fazën e gjykimit. Përvoja ima është vetëm në pjesën e hetimeve deri në daljen e një aktakuze dhe pastaj kalojmë në çështje tjetër’. Këtë e keni thënë sot, nëse e shikojmë trnaskriptin e datës 20 tetor 2021, zotëri Rees ju pyet aty nëse keni dhënë dëshmi në ndonjë gjykim tjetër, ju i thatë po që keni dhënë, do të thotë përgjigja juaj nuk është e saktë, ju keni qenë dëshmitare në një proces gjyqësor të mëparshëm. Cila është përgjigja juaj?

Dëshmitarja Pumper: Nëse me lejoni, ajo që thash sot ka të bëjë me pjesën e punës sime si hetuese, duke e bërë detyrën e hetueses, por në përgjithësi kam dhënë dëshmi si dëshmitare në një gjykim të mëparshëm.

Në këtë seancë, dëshmitarja Pumper ka thënë se detyra e saj ka qenë të shqyrtojë transkriptet e paraqitjeve të ish-krerëve të OVL-UÇK dhe të identifikoj emra konkret të cilët përmenden aty, nëse të njëjtit gjendeshin në paketat e dokumenteve.

“Unë i shqyrtova këto transkripte dhe detyra ime ishte që të identifikoj emra konkret që janë përmendur nga zotëri Haradinaj dhe të kontrolloja nëse këto emra gjendeshin në paketë. Nuk e kisha për detyrë të shqyrtoja e të raportoja për përmbajtjen, unë i kam marrë dokumentet nga prokurorja zonja Bolici…Detyra korrekte që mu dha ishte të kontrolloja për këto emra dhe këtë bëra, por unë sigurisht e lexova të gjithë dokumentin”, ka thënë dëshmitarja Pumper.

Seanca po vazhdon me pyetjet shtesë nga ana e prokurorisë, ndërsa mbrojtja ka deklaruar që i ka përfunduar pyetjet për këtë dëshmitare, veçse nuk e kanë përjashtuar mundësinë që për të njëjtën të ketë përsëri pyetje.

Hetuesja Zdenka Pumper është dëshmitarja e parë e ZPS-së në gjykimin ndaj Gucatit e Haradinajnt në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe kjo është dita e gjashtë e dëshmisë së saj.

Ish-krerët e OVL-UÇK, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.

Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.


MË SHUME NGA Lajme