Ministrja Ibrahimaj prezanton projektligjin për buxhetin për vitin 2022
BKT
Shqipëri

Ministrja Ibrahimaj prezanton projektligjin për buxhetin për vitin 2022

Ministrja e Financave dhe Ekoniomsë, Delina Ibrahimaj, prezantoi gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ditën e sotme, projektligjin “Për buxhetin e shtetit të vitit 2022”.

Ibrahimaj në fjalën e saj theksoi se shpenzimet e personelit për vitin 2022, reflektojnë kostot e Administratës Publike aktuale, plus rritjen e pagave të parashikuar në sektorët e Shëndetësisë, Arsimit dhe Mbrojtjes. Ministrja theksoi se pagat për këto kategori në këta tre sektorë janë parashikuar të rriten me 6% duke filluar nga viti i ardhshëm.

“Shpenzimet e personelit për vitin 2022, reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, si dhe politikën e re të rritjes së pagave kryesisht për sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes. Fondi vjetor për rritjen e pagave është planifikuar në shumën 2.4 miliardë lekë dhe parashikon rritjen e pagës për funksion me 6% për punonjësit shëndetësor, arsimorë.  Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën 90.6 miliardë lekë ose 4.9% e PBB-së”, parashikon Ministria e Financave në buxhet”, tha Ibrahimaj.

Gjithashtu ministrja  u shpreh se buxheti i vitit të ardhshëm ka për qëllim rimëkëmbjen ekonomike, ku në bazë të parashikimeve pritet që ekonomia shqiptare të ketë një rritje prej 4%.

“Buxheti ka për synim rimëkëmbjen e ekonomisë. Rritje në të gjithë sektorët do përkthehet në punësim dhe do të ketë nxitje për krijimin e vendeve të reja të punës. Për 2022 parashikojmë rritje ekonomike deri në 4%”, tha ministrja.

Në përfundim të fjalës së saj, Ibrahimaj theksoi se në buxhet do të financohen me prioritet “start-up”-et, pagesat e naftëtarëve rindërtimi dhe përballimi i situatës së shkaktuar nga Covid-19.

“500 mln lekë janë parashikuar për financimin e mbetjeve. Do financohen me prioritet, start-upet. Pagesat e naftëtarëve. Rindërtimi parashikohet me vlerën 20 mld lekë, për përballimin e pasojave të tërmetit. Përballimi i situatës për vitin 2022-2023. Për buxhetin vendor, pritet të kenë impakte reformat e ndërmarra deri më tani. Po zbatohet një proces e decentralizimit përmes reformave. Është bërë e mundur që pesha e buxhetit vendor në 3% të PBB” – tha Ministrja./panorama.al


MË SHUME NGA Shqipëri