Fotografia e fundit e Halyna Hutchins para se të vritej
Sharr Travel

Fotografia e fundit e Halyna Hutchins para se të vritej

Është publikuar fotoja e fundit e kineastes Halyna Hutchins në xhirime, para se të qëllohej për vdekje.

Hutchins, 42 vjeçare, vdiq nga plagët pasi u qëllua nga arma që po mbante Alec Baldwin në xhirimet e filmit “Rust” të enjten e kaluar.

Serge Svetnoy, elektricisti në film dhe mik i ngushtë i Hutchins, ka postuar foton e fundit të së ndjerës në xhirime.

Ai e ka postuar foton në Facebook duke shkruar: “Kjo është fotoja e fundit me Halyna në shesh”.

Në foto, Hutchins shihet me shpinë nga kamera, me kufje mbi kapelë dhe një xhaketë të fryrë.

Nuk dihet se kur është bërë fotografia, por skena ishte duke u vendosur në një kishë të vogël me stola druri, ku u qëllua Hutchin.