Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sharr Travel

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Vjollca Braho, kryeinspektore e inspektoratit shëndetësor në Shqipëri dhe Shaban Osmanaj, zv. në detyrë i kryeinspektorit shëndetësor në Kosovë, flasin për këmbimin e përvojave në inspektimet për Covid dhe bashkëpunimin mes dy inspektorateve.

Rina Statovci, koordinatore për komunikim në Anibar dhe Flaka Kokolli, animatore, flasin për organizimin e festivalit njëditor nga Anibar, në kuadër të ditës së animacionit.

Në lidhje të drejtpërdrejt, Blerta Visoka, koordinatore e projektit  ECMI Kosovë, flet për projektin për shëndetin riprodhues dhe ndërgjegjësimi për mbrojtjen dhe parandalimin e  sëmundjeve të kancerit.

 


MË SHUME NGA Aktuale