“Nuk jam prind perfekt”, Angelia Jolie flet për marrëdhënien me fëmijët
Sharr Travel

“Nuk jam prind perfekt”, Angelia Jolie flet për marrëdhënien me fëmijët

Aktorja e njohur, Angelina Jolie ka deklaruar se nuk është nënë perfekte në asnjë kuptim. 46-vjeçarja, e cila është nënë e gjashtë fëmijëve, ka shprehur dyshimet e saj për aftësitë prindërore.

“Nuk jam prind perfekt, në asnjë mënyrë. Çdo ditë jam më e vetëdijshme për gjithçka që nuk e bëj në mënyrë të duhur. Jam shumë e ashpër me veten, sepse shpesh e pyes veten nëse jam duke e bërë gjënë e duhur, nëse e them gjënë e duhur”, tha Jolie për revistën “People”.

Sakaq, aktorja ka shtuar se fëmijët e saj kanë pasur një efekt të madh te ajo dhe tek njëri-tjetri.

“Ata janë shumë të mirë dhe marrë parasysh se janë shumë, kanë pasur një ndikim të madh te njëri-tjetri”, shtoi Angelina.

Aktorja ka gjashtë fëmijë, Maddox 20 vjeç, Pax 17 vjeç, Zahara 16 vjeç, Shiloh 15 vjeç, dhe binjakët 13-vjeç Vivienne dhe Knox.