Zakonet e të ushqyerit të Meghan Markle
Sharr Travel

Zakonet e të ushqyerit të Meghan Markle

Nga prezantimi i saj kuptoni që Meghan Markle është një femër që i kushton rëndësi asaj që vendos në pjatë. Sipas një artikulli të gazetës britanike pro-Royal Express, Dukesha e Sussex-it kujdeset edhe për cilësinë e ushqimit të saj.

Ajo mund të mos jetë një adhuruese e homofagjisë, si Kate Middleton, e cila i drejtohet kësaj diete sa herë që dëshiron të humbasë peshë.

Dukeshës së Sussex-it i pëlqen gatimi dhe i pëlqen të eksperimentojë me shije të reja, thotë Morton, ndryshe nga Harry që për vite me radhë e mbushte frigoriferin me zgjedhje jo shumë të shëndetshme. Rutina e saj e përditshme përfshin vakte me karota, lëngje jeshile, bajame dhe puding me fara chia. Ajo është gjithashtu një adhuruese e verës, megjithëse muajt e fundit e ka larguar disi.

“Patatet e skuqura dhe vera janë dobësitë e mia”, ka thënë ajo në të kaluarën. Ëmbëlsirat për të nuk janë një tundim i madh, ajo preferon një shishe të mirë verë të kuqe sesa diçka me shumë çokollatë. Një tjetër dobësi ushqyese është limoni, të cilin ajo e pi ose me ujë të nxehtë në mëngjes ose ia shton mishit.

Meghan preferon si ëmbëlësirë gjalpin e bajames sesa gjalpin e kikirikut, nuk mund t’i thotë jo një makarona të mirë, ndërkohë që vitet e fundit u qëndron besnike produkteve pa gluten, gjë për të cilën nuk është penduar.