Për herë të parë pas 5 vitesh, Adele jep lajmin e bukur
Sharr Travel

Për herë të parë pas 5 vitesh, Adele jep lajmin e bukur

Këngëtarja e njohur, Adele ka shpallur datat e koncerteve të saj në 2022 në Londër, që do të jenë shfaqjet e saj të para në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2017.

Lajmin e ndau vetë këngëtarja përmes një foto të saj, shoqëruar me fjalët “Hyde Park London” dhe me datat e koncerteve 1 dhe 2 korrik 2022.

Rikthimi i Adelës me këngën “Easy On Me”, e publikuar më 15 tetor, është në krye të top listave muzikore në Britaninë e Madhe për javën e dytë. Kjo është kënga e parë nga albumi i saj “30”, i cili do të dalë në shitje nga 30 nëntori.