Basha: Propozimi ynë në përputhje me “Venecian”, votoni vettingun
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka bërë thirrje deputetëve të maxhorancës që të mbështesin dhe të votojnë nismën për vettingun e politikanëve.
Nga foltorja e Kuvendit, lideri demokrat tha se propozimi i PD-së është në përputhje me raportet e Komisionit të Venecias.
“Ju po merrni borxh për të mbuluar borxhet. I keni për të mbyllur gropat që keni hapur këto vite. Ju morët në punë 12 mijë patronazhistë, vetëm si qokë elektorale që sot i kushtojnë 117 mln euro më shumë. Ju duket pak?! Duhet ta besoni se në duart e qytetarëve janë shumë. Kam ndërmend që të merrem me çirakun, duke qenë se ustai ia mbathi. Mund të rri këtu gjithë ditën për të treguar se ku t’i gjeni paratë, por qytetarët mund të pyesin; si nuk u ngopët?! Nëse propozimi ynë për uljen e TVSh për produktet e shportës mund të zbusë disi krizën, zgjidhja afatgjate është heqja e një tjetër takse, taksa e korrupsionit. Një gangrenë që vjedh çdo shqiptar. Lërini dënglat e atij që e di fare mirë se propozimi ynë është në përputhje me komisionin e Venecias, merrni kurajon dhe votoni vettingun e politikanëve.”, tha Basha./bw























