Po dhëndri ku është? Dasma që la pa fjalë Tom Hanks
BKT
Magazina

Po dhëndri ku është? Dasma që la pa fjalë Tom Hanks

Aktori Tom Hanks u vu me të vërtetë në siklet gjatë një ceremonie martesore në plazhin e Santa Monica, ndërsa kryente ecjen e tij të mëngjesit.

Çifti që po lidhte kurorë i kërkoi aktorit 65 vjeçar një foto dhe ai pranoi menjëherë. Por bëri një gabim. Ai pyeti se ku është dhëndri që t’i bashkohej fotos, por shumë shpejt e kuptoi se bëhej fjalë për një martesë mes dy vajzave.

Situata kaloi me të qeshura dhe Tom Hanks iu vendosi duar të qafë dy vajzave , Diciembre dhe Tashia Farries për të jetëzuar në një foto këtë moment.

 

 

 


MË SHUME NGA Magazina