Kurti në konferencën ndërkombëtare digjitale: Kosova beson në vlerat e BE
Sharr Travel

Kurti në konferencën ndërkombëtare digjitale: Kosova beson në vlerat e BE

Kurti në konferencën ndërkombëtare digjitale: Kosova beson në vlerat e BE-së

Kryeministri Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare digjitale me temën “Integrimi i vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian: rasti i Kosovës”, organizuar nga Aspen Institute Italia.

Sipas njoftimit qeveritar, në fjalën e hapjes së konferencës, para përfaqësuesve ndërkombëtarë nga politika, biznesi dhe akademia, kryeministri Kurti paraqiti qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe dëshirën për ta parë vendin dhe të gjithë Ballkanin Perëndimor si pjesë e BE-së, sa më shpejtë të jetë e mundur.

Ai theksoi se Kosova beson në vlerat e Bashkimit Evropian dhe BE-në si projekt për paqen dhe po ashtu beson në potencialin e saj për rritje ekonomike dhe drejtësi sociale.


MË SHUME NGA Aktuale