Në pritje të binjakëve, Georgina dhe Ronaldo bëjnë publik lajmin
BKT
Magazina

Në pritje të binjakëve, Georgina dhe Ronaldo bëjnë publik lajmin

Cristiano Ronaldo do të bëhet sërish baba.

“Dëshira ime për mëmësinë është më e fortë se çdo gjë, shpresoj të kem më shumë fëmijë”, kishte deklaruar Georgina Partnerja e CR7 një vit më parë. Duket se tashmë kampioni portugez ia ka plotësuar dëshirën. Sipas raportimeve të së përjavshmes “Hola”, modelja argjentinase është në muajin e 12-të të shtatzanisë.

Georgina dhe Ronaldo u transferuan në Mançester vetëm pak muaj më parë, por janë gati të zgjerojnë familjen e tyre tashmë të madhe. Lajmin e dha vetë portugezi, në Instagram: “Jam i lumtur të njoftoj se presim binjakë. Zemrat tona janë plot dashuri, mezi presim t’ju ​​takojmë”.

Pesë fëmijëve që ka aktualisht çifti (Cristiano Ronaldo Jr., i lindur në vitin 2010, binjakët Eva dhe Mateo të ardhur në jetë nga një nënë surrogate dhe vajza e ngjizur nga dashuria e futbollistit dhe modeles, Alana Martina, e cila lindi në vitin 2017), do t’u shtohen në prill edhe dy të tjerë./ Supersport

 


MË SHUME NGA Magazina