Ndryshon situata me McKennie
BKT
Sport

Ndryshon situata me McKennie

Weston McKennie mund të qëndrojë në Juventus.

Sipas “TuttoJuve”, trajneri i zonjës së vjetër, Massimiliano Allegri, ka ndërruar mendje me mesfushorin Weston McKennie.

Allegri ka mbetur i impresionuar me paraqitjet e amerikanit që tani është pjesë e planeve të tij.

McKennie ishte afër largimit në verë, derisa flitej se diçka e tillë mund të ndodhë në janar – por Allegri tani ka bllokuar gjithçka dhe e do në skuadër për të ndërtuar një Juve tjetër, që ka humbur shkëlqimin e dikurshëm.