15:16 / 31.10.2021
Inter fiton pa problem kundër Udineses
Interi e ka mposhtur Udinesen 2-0, në kuadër të javës së 11-të në Serie A.
Gjatë pjesës së parë kishte raste nga të dy anët por që nuk kishte gola.
Teksa, në pjesën e dytë golin e parë në ndeshje e shënoi Joaquin Correa në minutën e 60-të, ndërsa tetë minuta më vonë Correa e shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores për Interin.
Interi pas kësaj fitore mbetet në pozitën e tretë me 24 pikë, me katër larg vendit të parë.
Teksa, Udinese pas humbjes kalon në pozitën e 14-të me 11 pikë, transmeton KlanKosova.
Në ndeshjen e ardhshme Interi do të përballet me Milanin.























